I jepet lamtumira e fundit kantautorit Françesk Radi

Mes lotëve e dhimbjes, i është dhënë lamtumira e fundit kantautorit të njohur shqiptar Françesk Radi. Familjarë, miq, kolegë por edhe fansa të tij të shumtë kanë mbushur hollin e Radio Televizionit Shqiptar për të nderuar kujtimin e tij dhe në shenjë mirënjohje për atë që ai la pas. Homazhet nisën në orën 10:00  e do të vazhdojnë deri në oren  12:00 në ambientet e RTSH, aty ku Françesk Radi punoi për disa vite me radhë. Françesk Radi u nda nga jeta në moshën 68­vjeçare në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza”, pasi qëndroi në gjendje kome prej një jave. Kantautori shqiptar pësoi një hemorragji cerebrale.

Pin It