Pesë bimët që ju sigurojnë ajër të pastër

Lulet janë aleatët më të mirë të ajrit të pastër. Më poshtë do të njiheni me disa nga lulet që ju sigurojnë ajër të pastër për shtëpinë tuaj.

1.Dredhka

Është i jashtëzakonshëm në luftimin e formaldehideve. Formaldehidet nga mjetet për dezinfektim, dezodorantët, tepihët dhe ngjitësi, janë ndër ndotësit më helmues.

2.Aloe Vera

Aloe Vera lufton formaldehidin dhe benzenin. Mirëmbahet lehtë në një vend me dritë, siç është dritarja e kuzhinës. Përveç që është pastruesi i mirë i ajrit, gjeli që përmban kjo bimë ndihmon për shërimin e djegieve.

3.Fikusi

Pastron ajrin nga pluhuri, alergjenët, kërpudhat dhe bakteret, si dhe neutralizon tymin e duhanit. Mos e mbani shumë në diell dhe mos e ujitni as pak e as shumë.

4.Palma 

Palma e bambusit është po ashtu pastrues i mirë i ajrit dhe formaldehidit. Kërkon dritë, por jo të ekspozohet në diell. Dheu duhet të jetë përherë me lagështi. Mbajeni në korridor, në mënyrë që toksinet të mos përhapen nga njëra hapësirë në tjetrën.

5.Krizantemat

Krizantemat e pastrojnë ajrin nga benzenet. Preferojnë hapësirat me dritë,është mirë t’i mbani në diell, pranë dritares së hapur.

Pin It