Kujdesi i duhur për lulet në shtëpi

Lulet për ambientet e brëndshme janë elementë arredimi dhe kanë një rol kryesor në krijimin e harmonisë dhe ambientit të bukur për të jetuar. Me stinët e bukura rritet dhe dëshira jonë për t’u rrethuar me gjelbërim dhe në shtëpi. Është e rëndësishme të dimë që lulet më të zakonshme janë ato me origjinë tropikale të cilat duan lagështinë dhe dritën më shume se të tjerat.

Si t’i vendosim

Kini parasysh arredimin tuaj, sidomos madhësinë e ambientit, ngjyrat dhe mbi të gjitha gjeni vendin më të duhur ku ka dritë, për të pasur lule sa më të zhvilluara. Bëni bashkë lulet apo bimët që kanë karakteristika të përbashkëta: madhësi gjethesh apo ngjyra të njëjta. Ose krijoni një gjithësi me lule të ndryshme por që kanë harmoni me njëra tjetrën.

Ku t’i vendosim?

Faktori kryesor është që të kenë nevoja të njëjta, pra dritë dhe ujë. Një nga faktortët kryesorë se pse na dëmtohen lulet ka të bëjë pikëisht me sasinë e pakët ose te tepërt të ujit apo dritës. Duke parë që lulet për apartamente kanë pothuasje të gjitha origjinë tropikale, është e rëndësishme të dimë që ato e duan shumë dritën dhe lagështinë. Prandaj ato duhet të vendosen në vënde ku ka dritë, por larg burimeve të drejtëpërdrejta drite në mënyrë që mos ju digjen gjethet.

Vendi më i mirë është ai afër dritares. Dhomat më të këshilluara janë zona e ditës, studio apo kuzhina; ndërkohë që hyrja apo korridori nuk janë vendë të përshtatshme, sepse zakonisht aty ka më pak dritë. Në kuzhinë qëndrojnë bukur dhe lulet aromatike si borzilok, rozmarinë, dafinë, menta të cilat dhe i japin aromë të mrekullueshme kuzhinës.

Çështje muresh

Nëse ngjyra e mureve është e errët më mirë të zgjedhim disa lule që kanë gjethe delikate dhe të lehta. Në të kundërt nëse ështe e hapur apo e bardhë, është një sfond i duhur për lule nga më të ndryshmet por me gjethe me një ngjyrë të fortë dhe vibrante. Lokalet që kanë letra muri me shume detaje duhet të preferojnë lule me gjethe te thejshta dhe me një të gjelbërt molle.

Me pushime 

Lulet që bëjnë pjesë në familjen e kaktusave mund të vendosen në çdo ambient të shtepisë pa menduar për freskun apo lagështinë. Nuk ka asnjë problem nëse i lëmë dhe vetëm në shtëpi për disa ditë. Përsa i përket luleve të tjera, gjatë pushimeve duhet të kujdesemi që t’i vendosim në drejtim të veriut, në një vend të fresket në shtëpi në mënyrë që dhe nevoja e tyre për lagështi të reduktohet./living.al/

Pin It