Shtëpia që shndërrohet në orkestër kur bie shi

Në qytetin Dresden në Gjermani gjendet një shtëpi interesante saqë është kthyer në gjënë më të çmuar të banorëve vendas.

E veçanta e kësaj shtëpie bojë qielli është se shndërrohet në një orkestër të vërtetë kur bie shi.

Kur ujërat e shiut bien në saksofonin e vendosur përreth shtëpisë, instrumentet muzikore frymore dhe tubat në forme zikzaku nxjerrin notat muzikore të një pjese.

Turistët vrapojnë të dëgjojnë muzikë pranë shtëpisë sapo qielli mbulohet nga retë. Pronarët e shtëpisë së quajtur Neustadt Kunsthofpassage janë skulptorët Annete Paul, Christoph Robner dhe Andre Tempel.

Pin It