Shuhet në moshën 91-vjeçare shkrimtari Kasem Trebeshina

 

Ka ndërruar jetë në moshën 91-vjeçare shkrimtari Kasëm Trebeshina. Shkrimtari ka ndërruar jetë ditën e djeshme në Ankara, ku jetonte tek vajza e tij.

Pas rënies së komunizmit ai të proklamohej si disident duke marrë për bazë një promemorie që thuhej t’ia kishte dërguar Enver Hoxhës në vitin 1953, ku e kritikonte metodën e realizmit socialist. Megjithatë vërtetësia e këtij pretendimi është vënë në pikëpyetje

Jeta e shkrimtarit Trebeshina

Trebeshina filloi studimet në Shkollën Normale të Elbasanit, por i ndërpreu më 1942, kur u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare.

Pas vendosjes së regjimit komunist, ai shërbeu si oficer i Drejtorisë së Mbrojtjes Popullore, që drejtohej nga Koçi Xoxe.

Trebeshina ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua tërësisht krijimtarisë letrare.

Në vitin 1961 arrin të botojë poemën “Artani dhe Min’ja ose hijet e fundit të maleve” dhe një përkthim pa emër të Garsia Lorkës.

Veprat e Kasëm Trebeshinës

  • Kruja e çliruar, 1953
  • Artani dhe Min’ja, 1961
  • Stina e Stinëve, 1991
  • Legjenda e asaj që iku, 1992
  • Qezari niset për luftë, 1993
  • Koha tani, vendi këtu, 1992
  • Rruga e Golgotës, 1993
  • Mekami, melodi turke, 1994
  • Lirika dhe satira, 1994
  • Historia e atyre që s’janë, 1994
  • Ëndrra dhe hije, 1996
  • Hijet e shekujve”, 1996
  • Nata para apokalipsit, 1998
  • Ku bie Iliria, 2000
  • Kënga Shqiptare, 1-5, 2001
  • Më përtej kohërave, 2004
  • Drama, 2006
  • Polimnia dhe Melpomena, 1-2, 2006
  • Tregtari i skeleteve, 2006
  • Këngë për Kosovën, 2007
  • Shtigjet e shekujve, 2007
  • Një ditë në natën pa fund (Dafinat e thara), 2016
Pin It