Ibrahim Kodra, piktori i famshëm ndërkombëtar, autori i 6 mijë veprave

download (3)

untitle

Më 7 shkurt 2006 u nda nga jeta Ibrahim Kodra.  Kodra ishte një piktor shqiptar me famë ndërkombëtare, është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht.

Lindi në Ishëm më 22 prill të vitit 1918. Jeta e tij në Tiranë në konviktin e shkollës “Naim Frashëri”, ndërpritet kur 20 vjeç (1938) largohet nga Shqipëria përgjithmonë me njė bursë studimi nga oborri mbretëror për në Akademinë e Arteve të Bukura në Romë. Ai e lëshon Romën dhe përfundon në Milano, në Akademinë e Arteve të Bukura të Brerës. Ai ekspozon në Romë, Milano, Venecia, Paris, Beograd, Nju Jork, krijon krahasimet dhe raporte me piktorë të mëdhenj si Pikaso, Marc Chagall, Henry Matisse,Lucio Fontana, Renato Guttuso, me poete, shkrimtarë, Kritike e regjisorë nga Eugenio Montale dhe Vittorio Sereni, nga Bertoni tek Bruno Munari, dhe Giuseppe Marotta. Varri i tij monumental gjendet përballë hyrjes së kalasë së Ishmit. Ibrahim Kodra ka lënë pas rreth 6 mijë vepra, të shpërndara nga muze privatë, koleksionistë dhe vetėm 2 mijë prej tyre janë të regjistruara dhe të dokumentuara.

Ekspozita arti

Disa nga ekspozitat e tij:

  • Ekspozitë kolektive në “Paradise” me Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque, etj.
  • Ekspozitë kolektive në “Stone Gallery” në Newcastle me Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares, etj.
  • Ekspozita në Milan, The Stone Gallery në Newcastle, “Senator” në Stuttgart, poashtu edhe në “New Art Center” në Zurich.
  • Expozitë personale në Galerinë e Artit Modern në Prishtinë.
  • Expozitë personale në Princess Hall në New York, “2D Gallery” në Sassari.
Pin It