Ndahet nga jeta kritiku i artit Gëzim Qendro

Para pak vitesh ndërsa nxitoja për të bërë intevistën e rradhës nuk e merrja me mend se do mësoja aq shumë prej tij. Gëzim Qendro me priste me aq modesti e mirësi me një  libër në dorë. M’u duk vetja një nxënëse kurioze e më mbeti gjatë në mendja ajo intervistë. Sot teksa marr vesh që nuk është më mes nesh ndjeva trishtim.

Kritiku i artit, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve është ndarë nga jeta mëngjesin e sotëm. Qendro vuante nga një sëmundje e rëndë për një kohë të gjatë.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Trishtim i madh!

Vendosi të largohet sot prej nesh, pas një sëmundje të rëndë dhe shume para kohe, një nga më të mirët, më profesionistët e më të mençurit e Artit dhe të Mendjes, kritiku dhe historiani i estetikës dhe artit, drejtori që bëri kthesën në Galerinë Kombëtare të Arteve,

Gezim Qendro.

Le vepra shume te mira mik!

Por edhe na le nje boshllek te madh njerezor e miqsor siç vetëm snikëtmunden.

Je i pazevendesueshem!

Lamtumire!”, shkruan Kumbaro në Facebook.

 

Pin It