Sektori agro-ushqimor, rikthim tek produktet vendase

444295667_1280x720

Sektori agro-ushqimor në Shqipëri po i drejtohet gjithnjë e më shumë prodhimeve të traditës vendase. Konsumatorët vendas dhe të huaj po i drejtohen gjithnjë e më shumë blerjes së produkteve vendase. Kjo prirje po ndihmon në zhvillimin e këtij sektori dhe në përmirësimin e ekonomisë vendase.

Në krahasim me vitet ‘90, sot prodhuesit dhe agrobizneset i janë kthyer prodhimit vendas duke lënë pas tregtinë nga importi. Organizimi i panaireve agroushqimore në zona të ndryshme të vendit dëshmon për këtë traditë.

Në panairin AgroPuka, që u çel ditët e fundit në qendër të qytetit të Pukës në veri të vendit, prezantohen prodhime të ndryshme familjare, si reçel, djathë, turshi, lloje të ndryshme buke, etj të cilat janë shumë të kërkuara jo vetëm mes banorëve vendas por edhe nga turistët e huaj.

Ekspertët e bujqësisë shprehen se është e rëndësishme që këtë pasuri të prodhimit të traditës dhe resurseve ta shfrytëzojmë për rritjen e të ardhurave ekonomike. Me mbështetjen edhe të donatorëve të ndryshëm bizneset agro po rrisin cilësinë e produkteve të tyre duke u mbështetur ne tradicionalen dhe të veçantën karakteristike të zonës.

Pin It