Studim: Ngjyra e ushqimeve vendos se çfarë do të konsumojmë

Vegetables Food Cooking Kitchen Healthy Nutrition

Ushqimet i zgjedhim jo vetëm nga shija, por edhe nga ngjyra që ato kanë. Nuk është vetëm një zgjidhje estetike, por një instikt që të çon në zgjedhjen e ngjyrave të theksuara si e kuqe apo jeshile. Shikimi ka një rol të rëndësishëm në përzgjedhjen e ushqimit, mund të themi që ndonjëherë është edhe vendimtare.

Këto janë rezultatet e një studimi të Shkollës Ndërkombëtare të Studimeve të Avancuara në Trieste, të botuara në “Teatro Naturale” një revistë e agrokulturës biologjike e prodhimeve natyrale dhe ushqyerjes së shëndetshme.

Sipas studiuesve, kemi një kod të vërtetë ngjyrash për të vlerësuar cilat ushqime janë më të shëndetshme. Raffaella Rumiati, një neuroshkencëtare dhe koordinatore e studimit thotë: “Sipas disa teorive, sistemi ynë viziv ka evoluar për të identifikuar lehtësisht frutat perimet, e në veçanti ushqimet në mes të gjetheve të xhunglës”.

“Tek ushqimet natyrale, të papërpunuara, ngjyra është një parashikuese e mirë e kalorive. Sa më i kuq të jetë një ushim i papërpunuar, aq më ushqyes është, ndërsa ato jeshile kanë tendencën të jenë më pak kalorike, pra dhe më pak të dobishme për mbijetesën e organizmit”, autori i studimi  Francesco Foroni.

Pin It