Njihuni me kazuarin e madh, shpendi më i rrezikshëm në botë

 Kazauri-i-madh-006

Sipas Librit të rekordeve botërore Guinnes, Kazuari i madh/kazuari australian apo kazuari jugor është shpendi më i rrezikshëm në botë.

 

Shpendi i tretë më i madh në botë dhe një prej shpendëve më të rënda, kazuari i madh mund të rritet deri në 2 metra meshkujt ndërkaq, mund të peshojnë deri në 55 kg, ndërsa femrat deri në 76 kg.

 

Kthetrat e tyre të mprehta si shpata janë të gjata deri në 12 cm dhe është shpendi i vetëm në botë që ka një lloj helmete mbrojtëse në kokë e cila e mbron atë derisa vrapon nëpër pyll. Po ashtu ky lloj shpendi mund të vrapojë me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë.

 

Ndër të tjera Kazuari njihet si shpend shumë agresiv. Ata banojë në verilindje të Australisë, Guinejë të Re dhe Indonezi, ku pyjet e këtyre vendeve janë shtëpi e rreth 1.500 kazaurëve që jetojnë të lirë në natyrë.

 

Kazauri-i-madh-005

Kazauri-i-madh-004

Pin It