Aleksander Solzhenicini, shkrimtari që krijoi nga dhimbja e që nuk reshti së dashuri Zotin

A portrait of Russian author and historian Alexander Solzhenitsyn taken in Cologne before his departure for Zurich 15 February 1974.  Solzhenitsyn was awarded in 1970 the Nobel Prize for Literature.  In his work Solzhenitsyn continued the realistic tradition of Dostoevsky and Tolstoy and complemented it later with his views of the flaws of both East and West. He produced in the 1960s and 1970s a number of major novels based on his experience of Soviet prisons and hospital life. Later he saw that his primary mission is to rewrite the Russian history of the revolutionary period in the multivolumed work "The Red Wheel" (1983-1991).

Më 13 shkurt 1974  Aleksander Solzhenicini arresohet, të nesërmen dëbohet nga Bashkimi Sovjetik për në Frankfurt të Gjermanisë Perëndimore, dhe i hiqet shtetësia sovjetike; KGB-ja i kishte gjetur dorëshkrimin e pjesës së parë të Archipelagut Gulag. Atasheu ushtarak amerikan në Moskë William Odom arriti të nxjerrë fshehurazi një pjesë të madhe të dorëshkrimeve të Solzhenitsynit, dhe ky më pas e nderoi rolin e Odomit në librin “Aleatët e padukshme” (1995). Nga Gjermania, Solzhenicin u transferua në Zyrih, Zvicër para se Universiteti Stanford ta ftonte për të qëndruar në Shtetet e Bashkuara. Atij iu dha një diplomë nderi për letërsi nga Universiteti i Harvardit në vitin 1978. Në një rast, kur e pyetën se si i shpjegonte fatkeqësitë e mëdha që i kishin ndodhur Rusisë, Solzhenicini (e ëma ukrainase, i ati kazak) u përgjigj: “Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo ka ndodhur. Kam kam kaluar gati 50 vjet duke shqyrtuar historinë e revolucionit socialist, kam lexuar qindra libra, kam grumbulluar qindra dëshmi personale, kam kontribuar tashmë me shkrimin e tetë librave në drejtim të gjetjes së një shpjegimi dhe nuk mund ta them atë më saktë sesa ta përsëris: Njerëzit kanë harruar Zotin, kjo është arsyeja pse e gjithë kjo i ka ndodhur Rusië”. Me shkrimet e tij, Solzhenicini shërbeu si një arkiv vuajtjesh; librat e tij janë kujtime të shrehura artistikisht për të tërhequr vemendjen dhe prekur ndërgjegjen e çdo njeriu. Më poshtë disa vargje që Solzhenicini i shkroi në burg, pikërisht lidhur me rëndësinë e ruajtjes së kujtimeve për të treguar vuajtjet nën komunizëm;

“Zot më ruaj të mos çmendem”  nga Aleksander Solzhenicini

Kurrë nuk ka qenë, as nuk do të jetë, botë e shkëlqyer!
Pece këmbësh e ngrirë është shall që mbështjell fytyrën time
Luftë mbi qullin për të ngrënë, betejë e vazhdueshme e trazuesit.
Dhe ditët pasojnë dita-ditës, pa fund, në fatin e zymtë.
Goditja ime e dobët ndez xixa nga tokë e ngrirë.
Dielli poshtë vështron dhe unë shikoj qiellin.
Bota është këtu! Dhe do të jetë! Raund i përditshëm
Mjaft! Njeriu nuk duhet të mbyllet në këtë ditë.
Duhet shkruar! Për të shkruar tani, pa vonesë,
Jo mes zemërimit, por arsyeshëm, me kuptim të qartë.
Kujtesa  kurrë nuk mund të çojë tek ngjarjet siç kanë ndodhur,
Ashtu si shumë rrallë pulset e dritës prekin shpirtin e dhembur.
Po, është i mbyllur qarku rreth nesh, tepër i tendosur,
Por vargjet shpërthejnë pengesat, kujtimet lirshëm rrjedhin
Për të shpëtuar diçka duhet shkruar, ndoshta, përtej mundësive.
Dhe pastaj ata mund të kontrollojnë më kot trupin tim –
“Ja ku jam, i gjithi juaji, kërkoni mirë, se mos iu shpëtojë gjë
Kujtesa është e paprekshme, me mrekulli hyjnore,
Mbetet përtej duarve të kasapit!”
Po sikur të më japin bukë të helmuar?
Ose nëse errësira mbulon mendjen time?
Oh, le të mos ndodhë këtu! Le të vdes atje!
Perëndi, më ruaj të mos çmendem!

Pin It