Shqiptarët e mbyllën 2018-tën me 4 miliardë euro kursime

Sipas Bankës së Shqipërisë gjatë vitit që lamë pas kursimet e Shqiptarëve kapën shifrën prej 4 miliardë euro, e thënë ndryshe kjo shifër llogaritet 10% ose 370 milionë euro më shumë se viti 2017. Ky është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë i kursimeve në monedhën e përbashkët.

Në vitin 2017 depozitat e Shqiptarëve në euro u rritën vetëm 68 milionë. Ndërsa në vitin 2018 kjo rritje erdhi kryesisht nga depozitat pa afat të individëve dhe nga kursimet e kompanive jo financiare.

Të përkthyera në shifra, nga këto depozita në euro 77% zotërohen nga individë, me afat minimumin prej 12 muajsh. Edhe pse në shkurt të 2018 Banka e Shqipërisë nisi një fushatë për deeuroizimin e ekonomisë, që synonte uljen e përdorimit të euros si në kahun e kredisë ashtu dhe të depozitave.

Por ndryshe nga depozitat në euro, depozitat në lekë pësuan një ulje të ndjeshme për vitin 2018, duke pësuar një tkurrje prej 4% ose e thënë ndryshe rreth 17 miliardë lekë më pak. Faktori kryesor sipas bankierëve që e shpjegon këtë faktor është niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.

Depozitat në lekë, gjithmonë sipas Bankës së Shqipërisë, për vitin 2018 llogariten rreth 988 miliardë lekë, me një tkurrje prej 3.2%.

Pin It