Turbekulozi me rritje alarmante në 2018-tën, plot 440 raste të reja

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit përgjatë viteve 2000 dhe 2018 janë shpëtuar rreth 58 milion jetë njerëzisht në mbarë botën nga sëmundja e turbekulozit.

Por, po sipas OBSH-së rastet e evidentimit të kësaj sëmundjeje kanë ardhur në rritje ku vetëm vitin e kaluar, pra në 2018-tën janë shënuar 10 milion raste të reja, nga të cilët 484 mijë njerëz humbën jetën në përballje me këtë sëmundje.

Sa i përket të dhënave të përditësuara për vitin 2018 për Shqipërinë, theksohet se ka pasur raste në rritje dhe se numri i të prekurve gjatë vitit të shkuar ishte plot 440. Nga të cilët 73% e të prekurve janë burra dhe 26 % janë gra.

Sëmundja e turbekulozit (TB) mbetet një nga 10 shkaqet kryesore të vdekjes në të gjithë botën.

Pin It