Borxhi publik: Shqipëria e para në rajon

Në renditjen e fundit të raportit periodik për zhvillimet ekonomike në rajon, Komisioni Evropian, radhit Shqipërinë së bashku me Malin e Zi si dy vendet me borxhin publik më të lartë.

Borxhi publik i vendit tonë llogaritet të jetë rreth 69.9%, më e larta krahasuar me Kosovën 16.6%, Serbinë 56.4%, Maqedoninë 42.2%, Turqinë 31.2% apo edhe Bosnjë Hercegovinën me 35.1%.

Kjo shifër shqetësuese vjen si pasojë e mos shlyerjes së detyrimeve të prapambetura të Shtetit. I vetmi vend në rajon me përqindjen më të lartë se Shqipëria renditet Mali i Zi me rreth 70% të PBB-së.

Pin It