70-80 % e shqiptarëve duan të punojnë jashtë

Në sondazhin e zhvilluar nga Boston Consulting Group dhe kompania ndërkombëtare e rekrutimit “The Network” rezulton se Shqipëria ka popullsinë më të lartë në ballkan të cilët preferojnë të punojnë në vendet e perëndimit.

Në këtë studim morën pjesë 366,000 njerëz nga 197 vende të ndryshme të botës, ku u pyetën rreth tendencave dhe preferencave të punës. Rezultati i përgjithshëm është se 57% e të anketurve shprehin vullnetin e tyre për të emigruar në një vend tjetër për të punuar.

Në ballkanin perëndimor kjo tendencë vihet re më së shumti në vendin tonë me një përqindje nga 70 deri në 80% të popullsisë.

Ky sondazh vjen si nevojë e kompanive apo bizneseve ndërkombëtare për të kuptuar më mirë sjelljet e fuqisë punëtore në nivel global.

Agjencitë e lartëpërmendura të cilët e ndërmorën këtë studim theksojnë se faktori kryesor i këtyre tendencave është ringjallja ekonomike e Evropës Lindore, por që nuk mbeten pas as politikat e brendshme të ekonomive më të mëdha të botës siç janë: SHBA, Anglia, Franca, Gjermania etj.

 

Pin It