“Integrimi i Ekonomisë Rajonale”

Është kjo tema e diskutimit në samitin informal njëditor që po zhvillohet aktualisht ndërmjet udhëheqësve të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Durrës.

Në këtë takim është i pranishëm edhe komisioneri për zgjerimin Johannes Hahn.

Ndër temat që po diskutohen ndërmjet delegacioneve pjesëmarrëse janë:

  • Një vizion të përbashkët mbi Strategjinë e Integrimit europian
  • Zbatimi dhe Fuqizimi i Zonës Ekonomike Rajonale 1
  • Marrëveshja Roaming
  • Fillimi i negociatave për marrëveshjet e njohjes reciproke të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Në fund të këtij takimi do të zhvillohet edhe konferenca për shtyp me kryeministrat pjesëmarrës.

Pin It