FMN: Shqipëria ndër vendet më të varfra të Evropës. E 102-ta në botë, nga 192 shtete gjithsej

Në statistikat e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) të publikuara në “Pasqyrën Ekonomike Globale tetor 2019” Shqipëria pozicionohet ndër vendet më të varfra të Evropës.

Kështu, sipas këtij raporti të ardhurat për frymë në 2019-tën llogariten rreth 5.732 dollarë, duke na pozicionuar në vendin e 102 në botë, nga 192 shtete gjithsej.

Mirëqenia e vendit llogaritet në nivele të ngjashme me Libinë, Irakun, Libanonin dhe Paraguajin.

Përsa i përket kontinentit të Evropës vendi unë lë pas vetëm Kosovën e cila për këtë vit llogarit një shifër prej 4.442 dollarësh për frymë, duke u pozicionuar kështu në vendin e 111-të.

Në rajon, vendi me të ardhurat më të larta për frymë renditen fqinjët e Malit të Zi, me 8,703 dollarë për frymë, të ndjekur nga Serbia me 7,398 dollarë dhe Maqedonia e Veriut me 6.096 dollarë për frymë.

Ndërsa po sipas FMN-së, vendet e Bashkimit Evropian, kanë të ardhura mesatare për frymë rreth 35.8 mijë dollarë në vit, ose e thënë ndryshe 7 herë më shumë sesa shqiptarët.

FMN pret që vendi të rritet mesatarisht me 3%, sipas Pasqyrës Ekonomike Globale të tetorit, nga 3.7% që ishte pritshmëria në prill.

Pin It