…Sepse kam vendosur të shikoj vetëm të mirat e jetës!

Një e moshuar 90 vjeçare humbi të shoqin dhe vendosi që të shkonte në azil. Ditën që do transferohej në azil ajo u zgjua herët në mëngjes, u vesh bukur dhe u nis të shkonte në shtëpinë e saj të re. Thirri një taksi dhe shkoi.

Pasi mbërriti në azil, i thanë të presë në koridor. Ajo priti me durim për orë të tëra. Buzëqeshi ëmbël kur i thanë që dhoma e saj ishte gati.

Teksa po manovronte me patericën e saj në ashensor, punonjësja e azilit i bëri një përshkrim të shkurtër të dhomës duke përfshirë se çfarë ngjyre ishin perdet në dritaren e saj. Pasi dëgjoi përshkrimin, e moshuara iu përgjigj me entuziazëm, “Më pëlqen.” Punonjësja u habit teksa dëgjoi këto fjalë dhe iu përgjigj, “Por ti akoma nuk e ke parë dhomën… Prit deri sa ta shohësh.”

E moshuara iu përgjigj, “Kjo ska të bëjë fare. Lumturia është diçka që e vendos ti. Nuk ka të bëjë se si duket dhoma ime apo nëse do ta pëlqej apo jo atë. Gjithçka varet nga mendja ime…Unë kam vendosur tashmë që ta pëlqej atë. Ky është një vendim të cilin e mora që herët në mëngjes kur u zgjova. Unë kisha dy alternativa: të shpenzoja ditën duke numëruar problemet me të cilat duhet të përballesha nga mos funksionimi i pjesëve të trupit tim, ose të ngrihesha nga shtrati dhe të jem mirënjohëse për pjesët e trupit që më funksionojnë akoma.”

Për sa kohë sytë e mi hapen në mëngjes, do të përqëndrohem tek dita e re që erdhi dhe tek të gjitha kujtimet e bukura që kam kaluar…

Pin It