Kombëtarja Shqiptare zhvlerësohet nga FIFA, “Dardanët” fitojnë një vend në klasifikim

Aktualisht në renditjen më të fundit të FIFA-s, Kombëtarja Shqiptare mban vendin e 65-të me 1367 pikë. Edhe pse u mund nga Turqia dhe fitoi ndaj Moldavisë, ecuria e mirë e kombëtareve të tjera ka bërë që kombëtarja jonë të humbasë një vend në renditjen e muajit tetor të bërë nga FIFA.

 

 

 

 

 

 

 

Por ndryshe nga ne, Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar triumfin edhe në klasifikimin e FIFA-s. Ecuria pozitive në ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020 ka bërë që Dardanët të ngjiten në vendin e 114 me 1184 pikë.

 

 

 

 

 

 

Ndërkohë që listën vazhdon ta kryesojë Belgjika, e ndjekur nga Franca dhe Brazili që renditet në vend të 3-të.

  

Pin It