Vaksina antigrip falas për fëmijët, edukatorët e kopshteve dhe çerdheve

Për të parandaluar shqetësimet e shumta shëndetësore që shkaktoi epidemia gripale e vitit të kaluar, shërbimi infektiv në ISHP njofton se në muajin nëntor do të nisë vaksinimi falas i fëmijëve nën moshën 9 vjeç.

Gjithashtu kësaj kategorie këtë vit i janë shtuar edhe edukatorët e kopshteve dhe çerdheve si masë për ta parandaluar në një shkallë më të gjerë epideminë gripale.

Sipas mjekëve të Institutit të Shëndetit Publik, këtë vit do të jenë në qarkullim të njëjtat viruse si AH1N1, AH3N2 dhe tipi B, për rrjedhojë vaksina këshillohet për të gjithë popullatën pasi minimizon në mënyrë të dukshme efektet negative të gripit.

Pin It