FotoOto, aplikacioni që bën fotografitë të ‘flasin’

FotoOto është aplikacion ri për smartphonët i krijuar nga Public PIXELPARK që flet për fotot në mënyrë që ti bëjë ‘të dukshme’ për të verbërit.

Nga ky aplikacioni 325 milionë njerëzit me vështirësi shikimi në botë mund të ruajnë emocionet e tyre, momentet dhe kujtimet dhe t’i ndajnë ato me të tjerët.

Aplikacioni ka një sistem të integruar të njohjes së pamjeve, falë të cilit lexon me zë të lartë përshkrimin e elementëve që ndodhen në foto. Ai konverton pamjet në një seri zërash individualë, duke krijuar një peisazh zanor unik për çdo foto.

Mbi të gjitha, FotoOto i jep mundësi përdoruesve që të shtojnë me një klikim një koment audio apo zëra pamjeve. Në momentin që shkrepet fotoja, në praktikë mund të regjistrohen mendime dhe emocione, apo edhe zëra mjedisor që i bashkangjiten fotos për të fiksuar atë moment dhe për ta shpërndarë me të tjerët.

Aktualisht, pjesa më e madhe e pamjeve dhe videove të shpërndara në rrjetin social apo në internet nuk kanë zë që të ndihmojë në kuptimin e tyre. E për pasojë njerëzit me mungesë shikimi humbin shumë nga ajo që ndodh në jetën e miqve apo të afërmve të tyre”, shpjegon Timm Weber,drejtori krijues i Publicis Pixelpark. Aplikacioni  është në dispozicion në gjuhën angleze në AppStore.

Pin It