Chatterbaby, aplikacioni që përkthen të qarat e fëmijës

Një aplikacion interesant është ideuar nga një studiuese, nënë e katër fëmijëve, por edhe një mjet i universitetit të Kalifornisë për të mbledhur të dhëna për të kuptuar dhe diagnostikuar patologji si autizmi.

Frekuencat e larta tregojnë dhimbjen dhe të ulëtat urinë. Sa më intens të jetë tingulli, më shumë kërkon vëmendjen tonë. Pak pauza nga një e bërtitur në tjetrën japin alarmin që diçka nuk shkon.

Nuk është e lehtë, sidomos për një prind të ri të kuptojë sinjalet e fshehura në të qarën e një foshnje. Në Ucla, universiteti i Kalifornisë, po punohet për të thjeshtuar komunikimin mes të porsalindurve dhe të rriturve, dhe ky aplikacion quhet Chatterbaby.

Ai dëgjon të qarat dhe falë një algoritmi, i vë përballë dy mijë zërave të tjerë të mbledhura në një database dhe i interpreton për ne. Inteligjenca artificiale njeh atë më të afërtin dhe shpjegon prindërve të shqetësuar arsyen pse fëmija nuk po qetësohet.

Pin It