Të menduarit, është prej punëve të zemrës…

Të menduarit (medituarit) është një prej adhurimeve të cilin e kanë braktisur shumë prej nesh. E nëse ne do ta dinim çfarë të mirash e dobish ka ai, asnjë nuk do ta braktiste atë …

Prej dobive të shumta veçojmë:

1- Ripërtëritja e besimit dhe shtimi i tij. Sepse nëpërmjet të menduarit zbulohen të vërtetat e gjërave dhe dallohet e mira nga e keqja, e kështu me anë të të menduarit shtohet besimi më shumë sesa me anë të punës.

2- Të menduarit, është prej punëve të zemrës… e nëpërmjet kësaj vihen në punë edhe gjymtyrët e tjera për të kryer adhurimin ashtu siç duhet.

3- Të menduarit, të bën që të kërkosh thjeshtësinë karshi madhështisë së të Madhërishmit.

4- Të menduarit, të bën që të punosh me ajetet e Kur’anit të shenjtë dhe me thëniet e Profetit (a.s.).

5- Të menduarit, të hap horizontet e dijes së besimit, mbi ato që nuk ke patur njohuri më parë.

Pin It