‘DayTwo’, aplikacioni për diabetikët që rekomandon dietën personale

“DayTwo” është një aplikacion i ri që mund të përdoret nga personat me diabet dhe nga ata që kanë nevojë për zgjedhjen e një diete individuale ushqimore.

Falë aplikacionit të zhvilluar nga një biznes startup, është e mundur të ruani nivelet normale të sheqerit në gjak dhe të bëni zgjedhje të shëndetshme dhe të përshtatshme ushqyese.

Aplikacioni mund të përdoret nga njerëzit me diabet, nga njerëz të shëndetshëm dhe nga atletët që kanë nevojë për zgjedhje individuale dhe ushqimore.

“DayTwo”, ofron rekomandime të personalizuara dietike dhe ushqyese duke analizuar ADN-në e mikroorganizmave të zorrëve të një individi.

Teknologjia që qëndron prapa aplikacionit është bazuar në një studim, i quajtur Projekti i Ushqyerjes Personale, i cili zgjati pesë vjet dhe u krye nga prof. Eran Segal dhe nga prof. Eran Elinav në Weizmann Institute of Science. Rezultatet e hulumtimit u botuan në revistën Cell.

 

 

Pin It