“Mos gjuaj por duaj”, fushatë kundra armëmbajtjes pa leje

Ministri i Brendshem Saimir Tahiri, duke folur gjate nje konference shtypi, ku ka bere analizen vjetore te Policise se Shtetit./r/n/r/nMinister of Interior Saimir Tahiri, speaks during a press conference.

Policia e Shtetit do të shkojë shtëpi më shtëpi për të ndërgjegjësuar qytetarët për të mos mbajtur armë pa leje. Ministria e Brendshme do të ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësuese të emërtuar “Mos gjuaj por duaj”, e cila synon të mbledhë të gjithë armët pa leje në shtëpitë e qytetarëve shqiptarë.

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se armëmbajtja pa leje është bërë një problem shumë shqetësues që prej vitit 1997 dhe ka marrë jetët e mijra shqiptarëve.

“Nuk është detyrë e lehtë por fitorja më e madhe do të jetë edhe sikur të bindim dhe 5 njerëz në çdo qytet të mos mbajnë armë pa leje. Armët pa leje kanë marrë jetën e mijëra shqiptarëve”, tha ministri Tahiri.

Nga viti 1997 armëmbajtja pa leje ka shkaktuar vdekjen ose plagosjen e më shumë se 10 mijë shqiptarëve. Tahiri tha se problem është edhe sistemi i dobët i drejtësisë që e bën të lehtë gjetjen e armëve dhe vështirëson kontrollin e tyre.

Ministri theksoi edhe rolin negative që luajnë shpesh artistët dhe personat publikë të cilët nxisin dhunën përmes përdorimit të armëve në daljet e tyre publike.

Pin It