Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, duke folur për ndeshjen kthyese me Bayern Munichun në Ligën e Kampionëve, e ka pranuar se skuadra e tij do ta ketë të vështirë në ‘Alianz Arena’.
Juventusi ka një disavantazh prej 2:2 nga ndeshja e parë për shkak të golave të Bayernit si mysafirë dhe vetëm një fitore i konvenon Bianconerëve për t’u kualifikuar tutje.
Duke folur për këtë ndeshje, Allegri lavdëroi të riun Dybala, që po shkëlqen këtë edicion.
“Jam i kënaqur që Dybala shënoi ndaj Bayernit, përndryshe do të thoshin njerëzit se ai nuk di të luajë në Evropë. Ai shpejt e arrin nivelin e Messit dhe të Ronaldos”, deklaroi Allegri.
“Është shumë e vështirë, por duhet të besojmë në këtë. Kur luani ndaj një prej favoritëve në sistem me dy ndeshje, është e rëndësishme që të lihet gjithçka në ndeshjen tjetër”, shtoi Allegri.