Bacca është i lumtur tek Milani

bacca

Agjenti i sulmuesit të Milanit, Carlos Bacca, ka insistuar se klienti i tij është shumë i lumtur te klubi i tanishëm.

Real Madridi dhe Bayern Munichu janë lidhur me një transferim të kolumbianit, por agjenti Sergio Barila ka mohuar këto raportime duke thënë se 29-vjeçari nuk do të lëvizë nga Milano.

“Është mirë kur shumë klube interesohen për të”, ka thënë Barila për MilanNews. “Është normale kur klubet të tilla janë duke e monitoruar një sulmues të madh”.

“Bacca është njëri prej sulmuesve më të mirë në botë, por ka kontratë me Milanin. Është shumë i lumtur këtu”.

Pin It