Salah, futbollisti i preferuar i Zinedine Zidane

Pas një periudhe të shkëlqyer te Roma, Mohamed Salah është shndërruar menjëherë në një lider edhe te Liverpooli, skuadër ku u transferua vetëm në fillim të kësaj vere.

Egjiptiani ka tërhequr vëmendjen me golat, asistet dhe nivelin konstant të lojës së tij. Së fundi, është trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane, që shpreh gjithë simpatinë e tij për sulmuesin egjiptian.

“Salah është një futbollist i shkëlqyer. E tregoi këtë te Roma dhe po shihet edhe tani te Liverpooli. Është vetëm 25 vjeç dhe mund t’i japë shumë futbollit. Bën pjesë te ata futbollistë që më pëlqejnë shumë”, tha trajneri i madrilenëve.

Pin It