Barcelona-Real Madrid, gjithçka duhet të dini rreth El-Clasicos së sotme

Në kuadër të gjysmëfinaleve të kupës së mbretit, Barcelona do të presë sonte në orën 21:00 në shtëpinë e tyre “Camp Nou” rivalët historik të kryeqytetit Spanjoll, Real Madridin.

Super sfida që premton spektakël pavarësisht kompeticionit në të cilin luhet, do të jetë e para nga 3 el-clasicot që do të shijojmë këtë muaj. Kjo pasi përballja e radhës do të jetë ndeshja e kthimit në po të njëjtin kompeticion me datë 27 të këtij muaji dhe vetëm 4 ditë më pas do të zhvillohet përballja e radhës në kuadër të kampionatit spanjoll.

Barcelona vjen në këtë përballje pas barazimit më Valencian në La Liga, ndërsa Reali i Madridit mposhti Deportivo Alaveshin me rezultat 3:0.

Edhe pse statistikat në këtë kompeticion flasin në favor të katalanasve ku nga 35 ndeshje ata kanë fituar 15 prej tyre, kanë humbur 12-të dhe barazuar në plot 7 ndeshje, kjo përballje mbetet e njëjta si gjithmonë, pa favoritë dhe e mbushur plot me spektakël për të gjithë sportdashësit.

Fituesi i një prej 2 gjigantëve spanjollë do ti duhet të përballet me Valencian ose Real Betisin në finale të Kupës së Mbretit

Formacionet e mundshme:

Barcelona XI: Ter Stegen, Roberto, Pique, Lenglet, Alba, Busquets, Rakitic, Arthur, Suarez, Dembele, Coutinho.

Real Madrid XI: Courtois, Carvajal, Varane, Ramos, Reguilon, Modric, Casemiro, Kroos, Vazquez, Benzema, Vinicius.

Pin It