“Kampionët” zbresin në fushë, sonte luhet Tottenham-Real dhe Napoli-City


Spektakël dhe gola premton dhe mbrëmja e sotme e Uefa Champions League.
Dy nga sfidat më me interes konsiderohen duelet Tottenham-Real Madrid dhe Napoli-Man City.
Pas humbjes së papritur në fundjavë ndaj Girona, madrilenët priten të bëjnë kthesën në mitikun “Wembley”, ku kundërshtarë do jenë “Gjelat”, që dy javë më parë arritën t’i rrëmbejnë një pikë në “Bernabeo”.
Pas lënies në stol në ndeshjen me Sassuolo, shqiptari Hysaj pritet të rikthehet titullar përballë Manchester City.
Duele interesante luhen edhe në grupin G, ku kryesuesit e Besiktas presin Monakon, ndërsa Laipzig viziton Porton.
Në grupin E, spanjollët e Sevillas kanë rastin t’i kthejnë “nderin” Spartakut të Moskës, pasi në takimin e parë, rusët i mundën me rezultatin e thellë 5 me 1.
Po për këtë grup Liverpool pret surprizen Maribor, me “The Reds” që pritet ta kenë të lehtë përballë sllovenëve.
Sfida jo me pak interes zhvillohet në Gjermani e Ukrainë , ku Dortmund pret qipriotët e APOEL, ndërsa hollandezët e Feynordit vizitojnë Donetskun.

Pin It