S’ndalet teknologjia zviceriance, krijon trenin me trasenë më të pjerrët në botë

Teknologjia zviceriane nuk di të ndalet, sëfundmi përuroi trenin malor me trasenë më të pjerrët në botë.

Ky tren i cili konsiderohet një triumf i arkitekturës moderne, u prezantua zyrtarisht pasditen e së premtes nga presidenti zviceran, Doris Leuthard.

Projekti kalon nga qyteti Schyëz në fshatin malor të Stoos, i cili gjendet 1.300 metra mbi nivelin e detit në qendër të Zvicrës. Pjesa e poshtme e kabinave në formën e fuçive është e modifikueshme në mënyrë që pasagjerët të qëndrojnë drejt edhe kur ngjiten drejt pllajës alpine, me një pjerrësi prej 110%.

Treni do të ngjisë 743 metra përgjatë një segmenti prej 1.738 metrash, në shpejtësinë e 10 metrave për sekondë.

Ndërkohë deri më tani rekordin si treni me trasenë më të pjerrët në botë e mbante “The Gelmerbahn” në qytetin e Bernës, me një pjerrësi prej 106%.

Pin It