Galaxy S10 si asnjë smartphone më parë

Gjiganti i teknologjisë android, Samsung, pritet të nxjerrë në treg smartfonët e rinj S10 më 25 shkurt të këtij viti. Përpos modelit bazë pritet që të dalin njëherazi edhe S10 Plus dhe S10 Lite, të cilët do të prezantohen në një shfaqje zyrtare në San Francisko.

Ndryshe nga modelet paraardhëse, risia e S10 do të jetë diferenca në valët Wi-Fi 6.

Të treja modelet e këtij smartfoni do të kenë qasje më të shpejtë e më të fortë se pajisjet e tjera andoird në valët wireles. Kjo falë teknologjisë së re të inkorporuar në harduerin e këtij smartfoni.

Ndërsa çmimet e pajisjeve nuk do të jenë aspak të lira

  • Samsung S10 me 128GB memorje do të kushtojë rreth 669 paund,
  • S10 plus me memorje 1TB do kushtojë afro 1.399 paund,
  • Ndërsa çmimi i S10 Lite nuk është zbuluar ende.

 

Pin It