“Stadio Olimpico” i Romës drejt rindërtimit

Ky vit nuk duket shumë pozitiv për Romën në aspektin sportiv sidomos në kampionatin Italian, por e kundërta ndodh në aspektin menaxherial ku pritet që së shpejti të fillojnë punimet për stadiumin e ri të klubit kryeqytetas.

Lajmi u bë publik nga vetë kryetari i bashkisë së Romës, z. Virginia Raggi, gjatë një konference për shtyp, ku u shpreh se ishte i entuziazmuar të ndante me publikun projektin për ndërtimin e një tjetër arene futbolli në Romë.

“Stadiumi i Romës do të bëhet, projekti është gati, punimet do të nisin brenda këtij viti. Ndërtimi i stadiumit do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e mëtejshëm të qytetit tonë” – tha ai.

 

Pin It