Rastet e fruthit alarmojnë ISHP-në

Në shifrat e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) rezulton në rritje numri i të prekurve nga sëmundja e fruthit.

Nga fillimi i vitit që lamë pas e deri në ditën e sotme numërohen gjithsej rreth 51 persona të prekur nga kjo sëmundje, kryesisht foshnjat nën dy vjeç, çka zënë rreth 45.1 përqind të kësaj përllogaritjeje.

Në deklaratën e ISHP-së theksohet vaksinimi i popullatës sipas kalendarit publik të vaksinimit. Kjo vlen edhe për të rriturit që nuk e kanë bërë vaksinën e fruthit.

“Vaksinimi ndaj fruthit, është mbrojtja më e mirë për ta parandaluar atë dhe komplikacionet që vijnë prej tij. Për shkak se kjo periudhë e vitit sjell rritje të numrit të rasteve të infeksioneve respiratore dhe gripit, vaksinimi bëhet edhe më i rëndësishëm për të parandaluar përhapjen e fruthit”.

Pin It