HIV/AIDS në Shqipëri, mesatarisht 100 të prekur çdo vit

hiv

Në Shqipëri preken nga HIV/AIDS mesatarisht 100 persona në vit, ndërsa numri total i të infektuarve është 1000 vetë. Të dhënat i përkasin Institutit të Shëndetit Publik, i cili njofton se vetëm gjatë vitit 2016, 102 persona u diagnostikuan me HIV/AIDS.

Sipas të dhënave shumica e të prekurve janë meshkuj, ndërsa grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç, që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët e zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%.

Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të larte të të prekurve nga virusi e mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi, me nga nje rast, ndërsa qytetet e Ersekës dhe Bilishtit nuk ka asnjë të prekur nga kjo sëmundje.

1 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e HIV/AIDS dhe sipas ekspertëve të ISHP, nuk ka raste të reja nga përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend.

 

 

Pin It