Novelisti spanjoll Eduardo Mendoza merr çmimin ”Servantes”

ee-1175

Novelisti spanjoll, Eduardo Mendoza, ka fituar sot çmimin “Miguel Servantes”, nderimi më i lartë në botë për hispanofonët.

Mendoza, 73 vjeç, u shpall në Madrid fitues i këtij çmimi prestigjoz nga ministri spanjoll i Kulturës, Inigo Mendez de Vigo.

Lindur në Barcelonë, Mendoza është shumë i njohur për romanet e tij policorë, ndonëse ai ka shkruar shumë novela historike, si dhe pjesë teatrale dhe esse.

Çmimi “Servantes”, merr emrin për nder të Miguel Servantesit, autor i romanit ”Don Kishoti i Mançës”.

Ky çmim jepet çdo vit nga Ministria spanjolle e Kulturës dhe vlen 125 000 euro (155 000 dollarë).

Ky çmim zakonisht lëviz mes autorëve spanjollë dhe amerikanojugorë.

Vitin e kaluar fituesi ishte shkrimatari meksikan, Fernando del Paso.

Pin It