2 të prekur nga koronavirusi/ Rama: Mbyllen shkollat 2 javë! Vetëkarantinim me detyrim

Në mbledhjen e sotme të qeverisë të thirrur për herë të parë për masat ndaj koronavirusit, janë prezantuar disa masa shtesë për parandalimin e tij, pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri.

Kreu i qeverisë Edi Rama deklaroi se do të mbyllen shkollat deri më datën 3 prilldo të anulohen fluturimet drejt veriut të Italisë, si dhe do të akordohet një fond shtesë prej 400 milionë lekë Ministrisë së Shëndetësisë për të përballuar situatën lidhur me koronavirusin. Rama bëri me dije se do të kërkohet edhe  anulimi i të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje.

Gjithashtu personat të cilët hyjnë në Shqipëri nga zona e kuqe janë të detyruar që të vetëkarantinohet, në të kundërtën, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se në rast se do të shkelet ky urdhër parashikohen edhe masa administrative.

Ministria e Shëndetëisë ka ndaluar vizitat e familjarëve të pacientëve në spitale si dhe eksportin e barnave dhe mjeteve spitalore.

Në orët e para të ditës së sotme, ministria e Shëndetësisë konfirmoi se babë e bir kanë rezultuar pozitiv me koronavirus. Bëhet fjalë për dy raste të importuara nga Fierence, të cilët kanë ardhur në Shqipëri përmes pikës Kufitare të Hanit të Hotit. 28-vjeçari ka hyrë në Shqipëri në datën 26 shkurt dhe ka infektuar edhe babanë e tij. Ministria e Shëndetësisë theksoi se janë marrë monstrat e të gjithë kontakteve të dy rasteve të prekur me koronavirus ndërsa shtoi se është bërë edhe izolimi i tyre, deri në verifikimin e plotë.

Bab e bir, të identifikuar me inicialet V.K. dhe P.K. janë tek urgjenca e Infektivit në Tiranë. Ndërkohë që sot, ky ambient i spitalit është dezinfektuar.

Rama apel rinisë: Shmangni clubet e natës, mos shkoni në spitale, kujdesuni për gjyshërit! Kush del nga ‘zona e kuqe’ të vetëkarantinohet

1583741256_rama7.jpg

Në mbyllje të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama tha se përveç punës së autoriteteve, më e rëndësishmja në këtë situatë është marrja e masave individuale dhe kujdesi për të afërmit dhe shoqërinë në përgjithësi. Rama i bëri apel të rinjve të shmangin ambientet me shumë njerëz, si clube e lokale, për shkak se ata se mund ta mbartin virusin, duke e përçuar tek familjarët e tyre më në moshë, të cilët janë më të rrezikuar nëse infektohen. Shefi i mazhorancës tha se duhet shmangur kontakti i drejtpërdrejtë i prekjes me duar mes njerëzve, ndërsa bëri apel që në çdo rast, pas çdo kontakti të lahen duart me sapun për 20 sekonda.

“Kjo epidemi ka një specifikë të posaçme në kohën që është rezultat i ndërlidhjes shumë më të fortë mes vendeve, mes njerëzve, përmes botës së informimit. Vetëm 10 vjet më parë një epidemi tjetër ka marrë gjysmë milioni njerëz në glob, dhe siç të gjithë e dini, nuk kemi pasur në nivel jo global një situatë alarmi të tillë. Alarmi vjen edhe si pasojë e faktit që çdo gjë që ndodh në një cep të globit menjëherë shfaqet në të gjitha ekranet në çdo vend të globit. Teshtin dikush në anën tjetër të botës dhe dëgjohet teshtima në anën tjetër të botës. Kjo rrit fluksin e informacionit. Gjithë kjo hije e madhe kërcënuese për psikologjinë tonë përballohet me disa masa që janë fare të thjeshta: Kufizimi i kontakteve fizike. Ky virus nuk merret nga ajri por nga kontakti fizik. Dhe larja e duarve pas kontaktit fizik të paktën për 20 sekonda, është një masë që ndihmon shumë në parandalim. Është e rëndësishme për të rinjtë, që ne sot po i privojmë nga vajtja në shkollë që të shmangin grumbullimet e mbrëmjes në lokale. Të shmangin pub-et dhe clubet e natës ku kërcehet e këndohet se kontakti i atyshëm është shumë i afërt. Nuk është rrezikshmëria tek të rinjtë, është bartja e virusit tek më të moshuarit nëpër shtëpi. Duhet të bëjmë çmos të ruajmë gjyshërit nëpër shtëpi. Të kufizojmë kontaktet tona, dhe t’i mbajmë larg kontakteve me ne. Sa më pak prekje me duar, dhe sa më shumë kujdes. Është e pamundur që ne të mos marrim këto masa të thjeshta në nivel individual. Ne i lutemi të gjithë njerëzve të kuptojnë se nuk ka nevojë të shkojnë në spitale për të verifikuar janë apo nuk janë të prekur, mjafton të marrin numrin e telefonit. Duhet disiplinë për t’u vetëkarantinuar. Mbyllja e kufijve nuk është një opsion dhe nuk çon asgjëkundi. Murtaja e shekullit të 15 përfshiu globin dhe fshiu nga faqja e dheut miliona njerëz, dhe nuk kishte as avion, as tren, as autobus, as makinë. Të vetëkarantinohemi, dhe këtë po bën gjithë bota. Kush del nga një zonë e kuqe, duhet të vetëkarantinohet për të mirën e tij, të familjarëve dhe të tjerëve. Dhe të mbajë kontakt me autoritetin përkatës shëndetësor“, tha Rama.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me koronavirus/ Dezinfektohet urgjenca e Infektivit në Tiranë (FOTO)

 

Pas konfirmimit të dy rasteve të para në Shqipëri, Urgjenca infektive në Qendrës Spitalore Universitare është dezinfektuar. Report Tv sjell pamje nga momenti ku infektivi në QSUT po dezinfektohet.

Ndalohen TË gjitha vizitat e familjarëve dhe shoqëruesve në spitale

Ministrja e Shëndetësisë bëri të ditur se në të gjitha spitalet do të kufizohet lëvizja e shoqëruesve dhe e familjarëve të pacientëve nëpër spitale. Të vetmet raste të lejuara do të jenë vetëm kur kërkesa është bërë nga drejtoria spitalore. Më parë vizitat ishin me orare, ndërsa tashmë janë ndaluar.

Manastirliu: Ndalohet eksporti i barnave dhe mjeteve spitalore

1583743062_manasdterliu.jpg

Qeveria ka vendosur ndalimin e eksportit të barnave mjekësore dhe mjeteve spitalore si dhe ndalimin e vizitave të familjarëve në spital.

“Kemi vendosur ndalimin e eksportit të barnave dhe mjeteve spitalore deri në urdhër të dytë. Në ambientet e infektivit ndalohet hyrja e familjarëve dhe shoqëruesve me përjahtim të rasteve kur urdhri vjen nga drejtoria spitalore”. u shpreh Manastirliu.

Rama: Koronavirusi ‘erdhi’ me makinë personale, nuk ka vend për përshkallëzime ekstreme…Të gjithë jemi të rriskuar, por të mbrojmë njëri-tjetrin

1583741362_ramafoto.jpg

Referuar faktit që të prekurit me koronavirus e përhapën atë nga rrugë tokësore, me makinë personale nga Firence në Shqipëri përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit, më 26 shkurt, kryeministri Edi Rama tha se nuk është vendi për përshkallëzime ekstreme të mbylljes së kufijve.

“Të gjitha thirrjet për përshkallëzime ekstreme nuk burojnë nga protokolli zyrtar i OBSH-së, por nga ndenja e natyrshme e pasigurisë që nuk duhet lejuar të kthehet në panik. Kjo është A-ja. Çdo gjë sipas planit të konsultuar dhe të vënë në tryezën e shtetit mbi bazën e protokollit të OBSH-së”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në mbledhjen e parë të qeverisë pas prekjes së dy personave nga koronavirusi në vendin tonë, përsëriti disa herë apelin

“Të gjithë jemi të ekspozuar ndaj riskut nuk ka këtu asnjë dallim shtrese, moshe e kështu me radhë, por të gjithë duhet të jemi të vetëdijshëm se ku ky virus prek më rrezikshëm, kush janë hallkat e dobëta, dhe si të gjithë së bashku të bëjmë të ruajmë njëri-tjetrin dhe të dalim edhe nga kjo situatë me vetëpërmbajtje dhe një angazhim ku secili bën punën e vet. I takon qeverisë të udhëheqë këtë proces dhe ne jemi të vetëdijshëm, por i takon secilit të bëjë edhe pjesën e vet. Janë disa këshilla shumë të thjeshta, që duhen ndjekur, që nga shmangia e kontakteve të afërta kur janë të evitueshme, tek dezinfektimi i duarve, larja e shpeshtë e duarve pas kontaktit, tek vetëkarantinimi në rast se vjen nga një zonë që është prekur, dhe tek vendosja e një filtri individual në raport me informacionin. Asnjë panik, asnjë ekzagjerim në emocione negative. Kujdes, qetësi, vetëpërmbajtje. Nuk është një virus që po të zuri të mori jetën. Është një virus që ka karakteristikën e të panjohur, por referuar statistikave është një situatë e vështirë për shkak të panjohurës, por jo një situatë ku po kërcënohet e ardhmja e njerëzimit. Duhet ta ndjekim me shumë qetësi”, u shpreh kryeministri Edi Rama.

Djali i infektuar me koronavirus në Shqipëri prej 26 shkurtit/ Manastirliu: Kemi marrë mostrat e kontakteve të ngushta! Kemi bërë izolimin e tyre

1583742961_manasterliu.jpg

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu u shpreh se djali i prekur me koronavirus që infektoi edhe babanë ka ardhur në Shqipëri që në datë 26 shkurt.

“Dje janë konfirmuar dy rastet e para në Shqipëri. Bëhet fjalë për 28 dhe një 54-vjeçar banues në Tiranë. Një rast ka ardhur në datë 26 shkurt nga Hani i Hotit. Babai është infektuar si kontakt i ngushtë. I janë marrë mostrat dhe kanë rezultuar pozitivë. Menjëherë është bërë identifikimi, izolimi, kanë marrë mostrat e kontakteve të ngushta të cilët janë izoluar. Babë e bir po marrin shërbim tek Infektivi. Mjekët dhe infermierët janë në ballë të kësja situate për çdo skenar që ne e kemi planifikuar. Kam një thirrje për ata që kontaktohen të bashkëpunojnë për të mirën e tyre dhe të mirën e të afërmve të tyre. Mjekët janë në krye të detyrës ku çdo orë ka përforcim të masave”, u shpreh Manastirliu

Koronavirusi/ Rama: Shtohen 400 milionë lekë për sistemin e shëndetësisë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se është shtuar një fond prej 400 milionë lekësh në buxhetin e Ministrisë së Shëndetësisë që do të shkojë për sistemin shëndetësor për përballimin e situatës së koronavirusit në vendin tonë, dhe për të mos pasur mangësi veçanërisht në mjetet bazike të parandalimit dhe mbrojtjes.

“Dua ta theksoj qartë se për të gjitha masat jemi në konsultim me OBSH-në. Në këtë situatë, si në çdo situatë kur shoqëria dhe shteti përballen me një gjendje jo të zakonshme, thelbësore është vetëpërmbajtja dhe ndjekja e një burimi zyrtar të certifikuar si dhe zbatimi në nivelin individual i orientimeve që burojnë nga nevoja për të kontribuar për veten dhe të tjerët në një situatë të tillë.

Kemi vendosur në dispozicion të situatës së emergjencës, edhe financat përkatëse dhe një fond tjetër prej 400 milionë lekësh sipas kërkesave të bëra nga Ministria e Shëndetësisë. Është në dispozicion për të plotësuar disa nevoja të kësaj faze në sistemin shëndetësor. Kemi gjetur mirëkuptimin dhe angazhimin maksimal të personelit mjekësor dhe ajo që është për t’u vënë me nënvizim është se e gjitha struktura e personelit shëndetësor që është parashikuar për t’u futur hap pas hapi në dispozicion është e mirë organizuar, e mirë informuar dhe e mirë angazhuar”, tha Rama.

Rama: Vetëkarantinim për ata që vjinë nga zona e kuqe e Italisë, masa administrative për shkelësit (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama tha se duhet të vetëkarantinohen të gjithë ata që vijnë nga zonat e kuqe ndërsa shtoi se për personat që e shkelin këtë rregull parashikohet edhe masë administrative.

“Duhet vetëkanrantimimi i personave që vijnë nga zonat e kuqe, Vetëkarantimi gjendet edhe në ligjin tonë aktual të Republikës së Shqipërisë. Shoqërohet me masë administrative për thyerjen e këtij rregulli. Çdo individ duhet të kuptojë se ka një rol në këtë përballje. Për të ruajtur veten dhe të tjerët duhet të vetëkarantinohet nëse vjen nga një zonë e kuqe. Pas rasteve të konfirmuara mjediset e përgatitur më parë për karantinë janë në dispozicion. Dhomat e izolimit janë funksionale dhe është punuar për stokun e materialeve. Ata që kanë të afërm në spital duhet të kufizojnë vizitat dhe të lehtësojnë punën e personelit dhe punën tonë të përbashkët. Dua të theksoj se spitalet dhe ekipet mjekësore janë përcaktuar dhe dihen nga ata që do të përfshihen në proces. Është një përgjegjësi e madhe për shëndetin e njerëze. Mediat të vetëpërmbahen dhe të kenë dhe dijen se në këtë situatë armiku më kërcënues nuk është koronavirusi por paniku që stimulohet nga lajme të rreme dhe ekzagjerime të paatorizuara dhe jo shkencore. Nuk është e tepërt të thuhet se duhet të jemi aleatë”, tha Rama.

Rama: Mbyllen të gjitha shkollat, pezullohen lundrimet e fluturimet drejt Italisë deri më 3 prill! S’ka tubime e aktivitete sportive (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur se pezullohen deri më 3 prill të gjitha fluturimet dhe udhëtimet detare nga Shqipëria për në Veriun e Italisë, të prekur nga koronavirusi. Po ashtu deri më 3 prill mbyllen të gjitha institucionet e arsimit në Shqipëri, pra të gjitha shkollat. Kjo masë tha Rama do të jetë deri në një plan të dytë në vijimësi të situatës.

“Masat e sotme që ka ardhur momente, gjithnjë në ndjekje të protokollit të përcaktuar nga OBSH, janë pezullimi i fluturimeve dhe detare deri më datë 3 prill. Mbyllja e institucioneve arsimore për një periudhë dy javore, dhe pastaj vlerësimi në proces. Nga të gjitha statistikat e nxjerra deri më tani pjesa më pak e kërcënuar është e të rinjve, por nga ana tjetër duhet kuptuar se të rinjtë, fëmijët, të cilët për shkak të faktit që duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht dhe mblidhen së bashku mund ta transmetojnë virusin tek të tjerët, edhe pse tek ata vetë virusi nuk shfaqet kërcënues në rrezikshmëri për jetën. Ne besojmë që është momenti të mbyllim të gjitha institucionet arsimore dhe të kërkojmë anulimin e të gjitha grumbullimeve masive, kulturore, sportive, tubime, koncerte, aktivitete, dëgjesave publike, deri në datën 3 prill, për ta parë dinamikën e këtij zhvillimi dhe pastaj për të vendosur për më tutje”, tha Rama.

Dy të prekur nga koronavirusi/ Rama: Nuk do të mbyllim kufijtë! OBSH e kundërshton këtë masë (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se nuk do të ketë mbyllje të kufijve, pasi sipas OBSH për të mbyllur kufinjtë duhet të jesh në disa kushte specifike të cilat Shqipëria nuk i ka.

“Ka pasur shumë shenja të panikut, dikur nga rastet e tjera përmes forumesh të pacertifikuara komunikimi. i Vetmi burim që duhet ndjekur është ai zyrtar. Eksperienca që ne e kemi ndjekur herë pas here edhe në bazë të qarkoreve që jepen nga OBSH tregon se në të gjithë ato vende ku ka prevaluar vetëpërmbajtja ka pasur më shumë sukses. OBSH kundërshton mbylljen e kufijve. Është thënë nga burime të pacertefikuara se duheshin mbyllur kufinjtë. Si tregojnë eksperiencat e të gjitja vendeve mbyllja e kufijve është masë shumë drastike e lidhur me të dhëna specifike që Shqipëria sot nuk i ka. Ne planin e veprimit e kemi në tryezë”, u shpreh Rama.

2 të infektuar me koronavirus, Rama: Hyn në fuqi skenari i parë sipas rekomandimeve të OBSH-së…Ishim në gatishmëri (VIDEO)

Nga mesnata kur në Shqipëri u konstatuan dy të infektuarit e parë në me koronavirus, kryeministri Edi Rama tha se ka hyrë në fuqi dhe në zbatim plani i hartuar sipas protokollit të OBSH-së, që vendi ynë kishte në gjendje gatishmërie si skenar. Kreu i qeverisë tha se është koha për qetësi dhe për të mos përhapur panik, ndërsa i bëri apel të gjithë qytetarëve t’i referohen informacioneve nga burimet zyrtare dhe të respektojnë masat parandaluese të caktuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Ky plan që hyn në fuqi konstiston në 3 pika. Kufizimi, me qëllim parandalimin e  përhapjes; Vonimi, shtyrja në kohë e përhapjes së infeksionet dhe lehtësimi i pasoja që mund të sjellë infektimi me COVID-19.

“Ajo që ka një rëndësi themelore në përballjen me këtë situatë dhe që është këshilla bazë e OBSH-së është domosdoshmëria për të ruajtur qetësinë dhe për të ndjekur hap pas hapi burimet zyrtare nga sistemi përkatës shëndetësor përsa i takon individëve. Dhe sa i takon vetë shtetit të gjitha masat e parashikuara që duhen përshkallëzuar hap pas hapi. Që nga mesnata e mbrëmshme ne kemi përgatitur edhe hyrjen në skenarin e parë i cili ishte parapërgatitur nga komiteti teknik i ekspertëve. Në ka një gjë që bëhet gjithnjë e më qartë dhe që këmbëngul gjithnjë e më shumë OBSH është se receta më e gabuar është ajo që buron nga paniku dhe të gjitha llojet e aventurave të natyrës individuale. Në këtë situatë ilaçi më efektiv është qetësia dhe forca e arsyes për të mos e lënë veten dhe rrethin e afërt të familjarëve, miqve të bien në kthetrat e panikut. Kjo është një kohë për t’u informuar prj burimeve zyrtare për të zbatuar sa më korrektësisht informacionet zyrtare, masat që secili individualisht duhet të marrë, të thjeshta në dukje por shumë efikase dhe të këshilluara në mënyrë të vazhdueshme nga OBSH. Komunikimi me urgjencën kombëtare në çdo rast kur cilido konstaton shfaqje të simptomave. Strukturat tona janë përgatitur gjatë gjithë kësaj periudhe dhe janë në gatishmëri për t’u vendosur në pozicionet e caktuara. Sot që flasim kërkon një përshkallëzim të parë masazh bazuar në planin e hartuar sipas orientimeve dhe protokollit të përgjithshëm të OBSH-së”, tha kryeministri Edi Rama.

2 të prekur nga koronavirusi/ Rama: 28 vjeçari, infektoi edhe babanë
“Si është bërë e ditur nga MSH, ISHP ka konfirmuar mesnatën e mbrëmshme dy raste me koronavisur. Bëhet fjalë për dy raste të importuar nga Firence. Një 28-vjeçar që ka ardhur nga Hani i Hotit, dhe me një kontakt të ngrushtë familjar ka rezultuar edhe një tjetër i prekur”, u shpreh Rama.

 

Pin It