Festë për 30 vjetorin e bashkëpunimit gjermano-shqiptar për zhvillim

Në vitin 1988, Gjermania dhe Shqipëria vendosën marrëdhëniet për politikat zhvillimore. Që atëherë, dy vendet tona u kanë dhënë udhë shumë projekteve të rëndësishme dhe kanë arritur suksese të konsiderueshme në zhvillimin e Shqipërisë.

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë, nëpërmjet një postimi në facebook, shkruan se këtë datë dëshiron ta festojë.

“Ejani më 25 dhe 26 maj tek Piramida në Tiranë. Më 25 maj ju pret një koncert i madh me muzikë Live duke filluar nga ora 20:30, ndërsa të shtunën nga ora 10:00 deri 20:00 një program për të gjithë familjen. Disa nga pikat kulmore janë: aktivitete interaktive mbi Bashkëpunimin për Zhvillim, Eco Fashion Shoë, Biergarten. Informacione të mëtejshme do të pasojnë në ditët në vazhdim”, thekson ambasada gjermane në Tiranë.

Pin It