Reali i Madridit me projekt të ri për stadiumin

1476200395_bernabeu

“Shtëpia e Mbretërve” është një nga stadiumet simbol, një ëndërr për shumë persona. Por, në Spanjë po mendojnë ta rinovojnë, ta përmirësojnë dhe ta ristrukturojnë. Po flasim për stadiumin “Santiago Bernabeu”, shtëpinë e Realit të Madridit.

Presidenti Florentino Perez ka prezantuar në Bashkinë e Madridit projektin e ristrukturimit total të impiantit. Projekti është fryt i një marrëveshjeje mes klubit dhe bashkisë dhe bëhet fjalë jo për shtim vendesh, por vetëm për një rikonstruksion që do të kushtojë plot 400 milionë euro.

E reja më e madhe do të jetë mbulimi i plotë i stadiumit, ndërsa muret e jashtme do të vishen me ekrane LED që do të japin imazhe dhe video.

Pin It