Parashikimi i Motit, e mërkurë 12 tetor

15-05-1024x658

Pjesa e parë e ditës do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dendur ku më problematike situata do të paraqitet në zonat veriore dhe një pjesë të zonave qendrore ku shirat do të jenë herë pas here me intensitet të lartë.

Parashikohet që edhe pasditja të vijojë me kushte të paqëndrueshëm të motit duke bërë që vranësirat dhe shirat të mbeten prezent në të gjithë territorin, më të dendura në qendër të vendit. Gjatë natës pritet dobësim i ndjeshëm i shirave në vend.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rënie në të dy vlerat ekstremale të ditës. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të gjenerohen dallgëzim deri në 5 ballë.

 

Pin It