12 Tetori është dita e 285-të e kalendarit gregorian (dita e 286 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 81 ditë.
Më 12 tetor 1892 betimi para flamurit të Shteteve të Bashkuara, u bë për herë të parë publikisht. Kjo u bë gjatë një ceremonie me rastin e 400 vjetorit të mbërritjes së Kristofor Kolombit në Botën e Re. Betimi ishte shkruar nga Francis Bellamy dhe fillimisht u botua në revistën Youth’s Companion. Ai shpesh recitohet para ngjarjeve të rëndësishme patriotike. “Betohem para flamurit të Shteteve të Bashkuara dhe Republikës që ai përfaqëson, një komb i vetëm e i pandarë, nën drejtimin e Zotit, me liri dhe drejtësi për të gjithë.” Betimi para flamurit recitohet çdo ditë nga shumë fëmijë amerikanë në fillim të mësimeve.
1492 – Kristofor Kolombi zbuloi Amerikën. Pak personazhe historikë kanë lënë një trashëgimi të dyfishtë, si ajo e Kristofor Kolombit. Në historinë popullore, udhëtari i palodhur nga Xhenova (më pas një shtet i pavarur, tani pjesë e Italisë) është lavdëruar si europiani i cili zbuloi Amerikën – por në fakt ai nuk e kishte idenë se ku ishte, kur zbarkoi në një plazh të Bahamasit në 1492-in.
Më keq akoma, këmbëngulja kokëfortë e Kolombit se ai kishte gjetur një tjetër tokë – atë të Indisë – një pretendim nga i cili nuk hoqi dorë deri kur vdiq, bëri që Amerika të merrte emrin e një rivali, eksploruesit fiorentinas Amerigo Vespuci, njëri nga bashkohësit e tij, i cili e dinte se ata po eksploronin një botë të re.
1582 – Për shkak të implementimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.
1999 – Shpallet lindja e njeriut të 6 miliardtë në botë.
2003 – Filloi Wikipedia në gjuhën shqipe
2003 – Michael Schumacher i pari pilot fitues i gjashtë titujve si kampion i Formula 1.