Zgjerohet mbulimi i Wikipedias edhe në gjuhë të vogla


Enciklopedia online e e Wikipedias  mund të zgjerohet dhe të ketë një mbulim më të gjerë dhe për gjuhët e vogla. Kjo synohet nga studiuesi i Data Science Lab, Robert West, ng Politekniku i Losann.

Për redaktorët e Wikipedias është e vështirë të kuptojnë nga ta fillojnë punën e përkthimit dhe këtu hyn në lojë algoritmi, i aftë të identifikojë dhe të vendosë sipas rregullit të rëndësisë artikujt për çdo gjuhë, një detyrë jo e thjeshtë duke menduar që janë 40 milionë artikuj ne 293 gjuhë.

Gjuha angleze pa dyshim që është më e avantazhuar, me 5.4 milionë faqe që mbulojnë një sasi argumentesh 60 herë më shumë se ajo e enciklopedisë Britanike.

Studiuesit kanë marrë në konsideratë të gjitha gjuhët duke ia lënë pastaj detyrën makinës që ti japë secilës peshën e duhur. Në fund, lista e argumenteve që mungojnë shfaqet në një platformë të re të quajtur Wikipedia GapFinder, nga ku redaktorët kompletojnë punën duke bërë përkthimin.

Pin It