KQZ publikon listën e zgjedhësve, gjeni emrin tuaj online

screenshot-2_1483539721-7250555

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile publikuan ekstraktin e listës kombëtare të zgjedhësve në versionin elektronik, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 18 qershorit.

Po ashtu është gati sistemi online i DEPGJC përmes të cilit çdo votues mund të njihet me qendrën e tij të votimit dhe mund të kontrollojë të dhënat e tij në listë në linkun http://134.0.58.65/votinglistapp/

Në faqen e re të hapur shpjegohen procedurat që duhen ndjekur për të kryer një kërkim korrekt, ku mjafton të shkruhet emri, atësia dhe mbiemri i votuesit për t’u shfaqur të dhënat e kërkuara.

Rezultati i shfaqur përfshin disa të dhëna si datëlindja, adresa e qendrës së votimit, njësia e qeverisjes vendore si dhe kodi shifror, ku ky i fundit është një element i rëndësishëm në procesin e votimit.

 

Pin It