Juglindje, akset rrugore të kalueshme me zinxhirë, bllokohet Ersekë – Leskovik

deborerruge

Akset rrugore në juglindje të Shqipërisë janë përgjithësisht të kalueshme vetëm me zinxhirë, përveç aksit Ersekë – Leskovik, i cili është aktualisht i bllokuar nga dëbora. Situata është përkeqësuar nga ngricat e shumta.

Policia e Korçës njofton se akset e mëposhtme janë të kalueshme me zinxhirë, por bën thirrje për shmangien e lëvizjeve të panevojshme:

Korçë -Voskopojë – Dardhë;

Korçë – Qafa e Qarrit, Korçë- Goricë;

Pogradec – Qafë Plloçë,

Pogradec- Qafë Thanë;

Korçë-Devoll-Kapshticë;

Ersekë-Qafë Qarri;

Në këto akse vijon puna me borëpastrueset për kriposjen dhe pastrimin e rrugëve.

Policia Rrugore është në gatishmëri dhe monitorim të vazhdueshëm të lëvizjes së automjeteve, duke ju ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve. Policia iu bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin të gjithë lëvizjet e pa nevojshme dhe në rast emergjence të mos hezitojnë të kërkojnë ndihmën e Policisë.

 

Pin It