Norvegjia në 2017 ndërpret sinjalin “FM”

2812
Norvegjia ka vendosur të mbyll sinjalet analoge të radios, për ti lënë vendin transmetimeve audiodixhitale.

Ky vendim e bën Norvegjinë shtetin e parë në botë që do të ndalojë përdorimin e radios FM.

Sipas ministrit të kulturës ky vendim u mor me qëllim për të kursyer para dhe për të ofruar një transmetim të plotë të radios dixhitale. Radio dixhitale thuhet se do ti japë dëgjuesve akses në një përmbajtje më të gjerë të larmishme dhe do të ofrojë kualitet zëri të një cilësie më të lartë.

Në deklaratën e saj, qeveria norvegjeze raportoi se kosto e transmetimit të FM Radio është 8 herë më e lartë se ajo e sistemit dixhital DAB. Duke mbyllur FM Radio, kanalet ndërkombëtare të radios në Norvegji do të kursejnë rreth 25 milion dollarë në vit.

Pin It