Kalendari historik, 11 tetor

11 Tetori është dita e 284-t e kalendarit gregorian (dita e 285-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 82 ditë.

ashure

Fjala “ashura” vjen nga gjuha arabe dhe rrjedh nga rrënja “ashr” që në arabisht do të thotë dhjetë. Dita e Ashures është dita e dhjetë e muajit Muharrem (sipas kalendarit Islam). Sipas një transmetimi të Abdullah ibn Abasit kur pejgamberi Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re që hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti shkakun.
Ata iu përgjigjën : “Kjo është një ditë e madhe. Atë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa agjëroi atë ditë. Edhe ne për respekt agjërojmë”. I Dërguari Allahut a.s. u shpreh : “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa (salallahu aleihi we selem)”. Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures. (Muslim, Sijam, 128). Agjërimi i ditës së ashures është synet dhe i preferuar, meqë është praktikuar, gjithashtu, nga Pejgamberi a.s.

b0tquiscmaad3jy

1582 – Për shkak të implementimit të kalendarit Gregorian kjo ditë nuk egziston në Itali, Poloni, Portugali dhe Spanjë.

sacred_cow_airplane

1910 – Ish presidenti amerikan Theodore Roosevelt u bë presidenti i parë të udhëtojë me aeroplan. Ai fluturoi katër minuta me Arch Hoxsey në aeroplanin e ndërtuar nga Vëllezërit Wright në St. Louis, Missouri.

pioneer-1_uh2009rk_3

1958 – Programi Pioneer: NASA lëshon provën e parë Pioneer 1 për në Hënë (prova dështon, mjeti bie në Tokë dhe digjet).

year-did-cold-war-begin_b7011c5ee9d9c360

1986 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan dhe udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbachev takohen në Reykjavík, Islandë.

 

Pin It