Paolo Maldini i thotë “Jo” Milanit

cap-3-maldini-paolo-maldini-11198802-603-411

Paolo Maldini thotë jo. Ish-kapiteni i Milanit nuk do të jetë drejtori teknik i klubit pasi kinezët të kenë marrë pronësinë. Lajmërimi erdhi nëpërmjet faqes zyrtare në Facebook të vetë Maldinit.

“Nuk kam shtruar asnjë kërkesë ekonomike, por që në takimin e parë kam thënë që përcaktimi i rolit tim do të ishte çelësi i një bashkëpunimi të mundshëm. Nuk do të pranoj kurrë të përdorem thjesht si një “flamur i thjeshtë”, lexohet në postimin e Maldinit.

Ish-mbrojtësi shkruan: “Vlerat e mia dhe pavarësia ime e mendimit do të jenë gjithmonë më të rëndësishme për mua sesa çdo vend pune”.

Maldini e mbyll letrën e tij duke thënë se është i “hidhëruar për një ëndërr që u shua”.

Pin It