Si fillim, vendosim rrushin e thatë për rreth 15 minuta në një tas të vogël me ujë të ngrohtë në mënyrë që të zbutet.
Lajmë mirë grurin dhe e ziejmë në zjarr të avashëm me rreth 2-2.5l ujë derisa të zbutet plotësisht.
I shtojmë sheqerin, pak kripë, rrushin e thatë të shtrydhur nga uji i tepërt, fiqtë e thatë të prerë hollë, kanellën, karafilin dhe arrat e grira duke hequr mënjanë disa për zbukurim.
Në këtë moment, mund të lëmë që lëgu i ashures të trashet vet duke rritur kohën e zierjes dhe duke e përzierë vazhdimisht, apo të shtojmë pak niseshte të tretur në uje të ngrohtë, për të reduktuar kohën e përgatitjes.
E lëmë në këtë mënyre të ziejë edhe për pak minuta dhe e shpërndajme ashuren nëpër tasa duke e spërkatur sipër me pak kanellë, disa kokrra shegë dhe me arrat e mbetura.
E vendosim në frigorifer dhe e konsumojmë të ftohtë.