Agjërimi i ditës së Ashures

Sipas një transmetimi të Abdullah bin Abasit, kur profeti Muhamed a.s. erdhi në Medine, vuri re se hebrenjtë mbanin agjërim ditën e ashures dhe pyeti për shkakun. Ata iu përgjigjën: “Kjo është një ditë e madhe. Në këtë ditë Allahu e shpëtoi Musain dhe popullin e tij nga dhuna e Faraonit. Si falënderim për këtë, profeti Musa e agjëroi. Edhe ne për respekt e agjërojmë”. I dërguari i Allahut a.s. u shpreh: “Ne e nderojmë më shumë se ju profetin Musa a.s.”Duke mbajtur edhe vetë agjërim urdhëroi popullin e tij të agjërojë ditën e ashures.

Agjërimi i ditës së ashures është synet, por Profeti ynë i nderuar na këshillon që së bashku me ditën e 10-të të Muharremit, të agjërohet edhe dita e 9-të ose e 11-të ose të treja pa shkëputje.

Pin It