“Rrno për me gatue”, rijetësim i traditës

”Rrno për me gatue” ishte projekti për të cilën folëm në emisionin ‘Spektrum Jetësor’.

“Rrno për me gatue” është një lëvizje gastronomike, për të cilën ka pasur disa aktivitete një prej të cilave mblodhi në Tiranë 12 gjyshe, pjatat e të cilave u rikrijuan nga 12 shefa kuzhine, të rinj shqiptarë që janë kuzhinierë të njohur nëpër botë.

I ftuari jonë, Bledar Kola, shefi i restorant ‘Mullixhiu’ dhe një nga organizatorët e këtij projekti na tregoi në studio gjithçka lidhur me këtë projekt.

Ajo çka na zgjoi interes ishte përzgjedhja e një emri të tillë për të cilin shef Bledari tha se e kemi quajtur “Rrno për me gatue” jo për të nënkuptuar qe ti jeton për të ngrënë, por për t’i dhënë rëndësinë e duhur gatimit, për t’i rikthyer dinjitetin dhe krenarinë kuzhinës shqiptare.

Ndaj ky aktivitet erdhi me 12 gjyshet, për t’i dhënë projektit hijeshi e mesazh të mirë.

Emisionin mund ta dëgjoni të plotë në soundcloud.com

https://soundcloud.com/spektrum-group/rrno-per-me-gatue

Pin It